Pedro rinovon kontratën me Lazion

16 qershor 2025 | 15:20

Pedro do të jetë te Lazio edhe për një sezon tjetër. Sulmuesi ka rinovuar kontratën deri në qershor të 2026-ës dhe kjo është bërë e ditur nga vetë klubi bardhekaltër.

“Lazio njofton rinovimin e kontratës së lojtarit Pedro Rodrigez, i cili do të qëndrojë me fanellën e bardhekaltërve deri më 30 qershor 2026. Kampioni i botës dhe i Evropës, fitues i të gjitha trofeve kryesore ndërkombëtare të klubeve, Pedro ka qenë në gjendje të përfaqësojë vlerat e përvojës, ekuilibrit dhe përkushtimit brenda dhe jashtë fushës. Me fanellën e Lazios ai ka grumbulluar 176 paraqitje dhe 34 gola, duke u bërë një pikë referimi për grupin e ekipit. Rinovimi është pjesë e një logjike vazhdimësie dhe konkretësie: përvoja dhe besueshmëria e Pedros do të jenë burime themelore për t’u përballur me soliditet sezonin e ardhshëm”, thuhet në njoftimin e Lazios.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Laura Fazliu është ndalur në çerekfinale të Kampionatit Botëror. U…