Pefqeli: Duhet ta rikthejmë titullin te Prishtina

01 korrik 2022 | 13:15

FC Prishtina dhe futbollisti Mërgim Pefqeli e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të nënshkruar kontratë të re dy-vjeçare.

Prishtina dhe Pefqeli janë “dashuri e vjetër” pasi që mesfushori-sulmues edhe më herët ka qenë pjesë e skuadrës kryeqytetase ku i numëron 75 paraqitje në fanellën “bardhekaltër” teksa i ka realizuar 12 gola.

Pefqeli në edicionin e fundit ishte pjesë e FC Malishevës me ç’rast tregoi paraqitje të kënaqshme duke dhënë kontribut të madh për sigurimin e një “bilete” të këtij ekipi për Superligë edhe për edicionin e ardhshëm.

28-vjeçari gjatë karrierës së tij është aktivizuar edhe për Llapin, Trepçën ‘89, Trepçën, Hajvalinë e Fushë Kosovën. Pefqeli pas nënshkrimit të kontratës ka folur për faqen zyrtare të klubit tonë.

????????? ?? ????????? – Fakti që jam fëmijë i këtij klubi dhe kontaktet me trajnerin Ismet Munishi, nuk më kanë bërë që të mendoj shumë për rikthimin te skuadra amë. Bartja e fanellës së Prishtinës përveç se është privilegj dhe krenari e madhe, në vete bartë përgjegjësinë e arritjes së rezultateve kulminante, pra trofeve.

??????????? – Synimet me Prishtinën janë që të rikthehemi bashkërisht te titulli kampion si dhe garat evropiane. Prishtina e ka vendin aty përgjithmonë.

?????? ?? ??????̈? – Tifozëve besnik të Prishtinës, “Plisave” si gjithmonë ju premtoj angazhim maksimal dhe dhënien e atomit të fundit për ngjyrat “bardhekaltër”. Bashkë me shokët e skuadrës do të bëjmë që të mburren me sukseset tona të përbashkëta. Hajde PRISHTINË.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka kryesuar të premten një…