
Pefqeli ndahet me Llapin
29 korrik 2020
| 17:43
Mërgim Pefqeli nuk do të jetë më pjesë e Llapit. Lajmin e ka konfirmuar vetë Pefqeli nëpërmjet një postimi në profilin e vet në “Facebook”.
“Ju informoj që kontrata ime me KF Llapin ka përfunduar dhe tashmë jam lojtar i lirë. Falënderoj kryesinë, stafin dhe të gjithë bashkëlojtarët që kaluam një sezon së bashku. Gjithashtu, falënderimi tjetër shkon për tifozët e KF Llapit për mbështetjen që më kanë dhënë në çdo ndeshje”, ka shkruar Pefqeli.