Peja DT, kampion i Kosovës për U14 Perëndim

30 prill 2022 | 13:32

Skuadra e Peja DT është kampione e Kosovës në konkurrencën e meshkujve për kategorinë U14 Perëndim.

Skuadra pejane në finale ka mundur Megasport me rezultat 98:104, duke kurorëzuar një edicion mjaft të suksesshëm.

Kupën kapitenit ia ka dorëzuar anëtari i Bordit të FBK-së, Rrahman Përteshi.

Peja DT edhe në garat e rregullta ishte në vendin e parë me 11 fitore dhe vetëm një humbje, kurse Megasport kishte dhjetë fitore e dy humbje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas padisë së Blac Chyna të gjithë anëtarët e familjes…