Peja e Prishtina në Ligën ENBL

14 gusht 2025 | 15:37

KB Peja dhe Sigal Prishtina në sezonin 2025/26 nuk do të garojnë vetëm në basketbollin kosovar, pasi do të paraqiten edhe në Ligën ENBL, ku paraqiten shumë skuadra nga Evropa për pjesëmarrje. Sezoni 2025/26, do të jetë viti i pestë i kësaj lige, e cila fillimisht ishte e themeluar vetëm për Evropën Veriore por tani përfshinë skuadra nga e gjithë Evropa.

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës, tashmë ka miratuar kërkesën e Pejës dhe Sigal Prishtinës për pjesëmarrje në këtë ligë, gjë që do të zyrtarizohet së shpejti. Përderisa Peja do ta bëjë debutimin e saj në Ligën ENBL, për Sigal Prishtinën kjo do të jetë paraqitja e saj e dytë.

Sigal Prishtina pati debutuar në këtë ligë në sezonin 2022/23 dhe pati arritur deri në çerekfinale. Në katër sezonet e para të Ligës ENBL, dy herë kanë trimfuar ekipet nga Polonia, një herë nga Danimarka dhe një herë nga Rumania.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Valët e të nxehtit janë "një emergjencë shëndetësore, jo vetëm…