Peja fiton klasiken ndaj Prishtinës

17 dhjetor 2020 | 17:13

KB Peja ka shënuar fitore në kryeqytet ndaj Sigal Prishtinës në derbin e rivalëve të vjetër me rezultat 89:94 (19:29, 22:20, 23:27, 25:18), në kuadër të javës së tetë të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja nisi e barapeshuar, por Prishtina krijon epërsi 13:7, megjithatë, nga ky moment Peja hyn në një seri prej 17:0, duke kaluar në epërsi 13:24, derisa çereku i parë mbyllet me epërsinë e mysafirëve 19:29. Bardhekaltrit e nisën më mirë periodën e dytë me një seri prej 7:2 për 26:29 dhe më pas ngushtojnë shifrat në 41:43, por mysafirët me gjashtë pikë radhazi mbyllin pjesën e parë me epërsi 41:49.

“Verdhezinjtë” vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e tretë, duke pasur epërsi deri në 16 pikë, 53:69, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 64:76. Prishtina nuk dorëzohet në 10 minutat e fundit dhe nga 69:84, shkrin epërsinë në vetëm një pikë 83:84. Çastet e fundit ishin dramatike, megjithatë, Peja ishte më e vëmendshme dhe fiton 89:94.

Te Sigal Prishtina u dalluan Fisnik Rugova me 28 pikë e 11 kërcime dhe Edmond Azemi me 25 pikë, kurse te Peja, më i miri ishte Dardan Berisha me 38 pikë e pesë kërcime, kurse u ndihmua nga Drilon Hajrizi me 20 pikë e tetë kërcime dhe Marko Peroviq me 21 pikë e pesë kërcime. Sigal Prishtina ka dy fitore dhe gjashtë humbje, kurse Peja shtatë fitore dhe një humbje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kosovë gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë…