
Peja, fituese e Kupës. Covidi ndërpret Superligën
31 dhjetor 2020
| 17:32
KB Peja ka fituar Kupën e Kosovës në basketboll, pasi e ka mposhtur në finale KB Yllin, me rezultat 79:64 (9:26, 22:21, 20:10, 13:22), raporton “Epoka e re”.
Kjo ishte kupa e pestë në histori të Klubit Peja, ndërsa e para që nga viti 2015. Ndërsa Superliga në të dyja konkurrencat është ndërprerë me një vendim të Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), i cili e mori një vendim të tillë për shkak të përhapjes së madhe të pandemisë Covid-19.
Në këtë mënyrë nuk është shpallur kampioni për edicionin 2019/20 në asnjë konkurrencë.