Peja organizatore e ‘Final Four’ të Ligës Unike

13 prill 2022 | 17:04

KB Peja do të jetë nikoqire e “Final Four” të Ligës Unike në basketboll. Federata e Basketbollit e Kosovës ka bërë me dije se qyteti i Pejës, KB Peja ka fituar të drejtën e organizimit të “Final Four” në kuadër të Ligës Unike.

FBK-ja ka paralajmëruar një konferencë për medie sot (e enjte), me fillim nga ora 13:00. Aty do të nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Ligës Unike dhe KB Peja për organizmin e “Final Four”. Peja, Prizreni 16, Golden Eagle Ylli dhe Teuta janë katër skuadrat gjysmëfinaliste të Ligës Unike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) kanë rënë dakord…