
Peja, sërish nikoqire e Kampionatit Ballkanik të xhudos
Federata e Xhudos e Kosovës ka njoftuar se më 13-14 shtator 2025 do të organizojë Kampionatin Ballkanik të Xhudos për Seniorë dhe Ekipore, një nga ngjarjet më të rëndësishme sportive në rajon.
Eventi do të mbahet në Sallën e Sportit “Karagaç” në Pejë, ku Kosova për të tretin vit me radhë si nikoqire e këtij kampionati, këtë vit mirëpret rreth 10 shtete pjesëmarrëse si Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Greqia, Moldavia, Rumania dhe Turqia.
Në ditën e parë të Kampionatit Ballkanik, 13 shtator 2025, do të mbahen garat individuale me kategoritë:
Meshkujt -60kg, -66kg, -73kg, -81kg, -90kg, -100kg, +100kg;
Femrat -48kg, -52kg, -57kg, -63kg, -70kg, -78kg, +78kg.
Luftërat preliminare fillojnë në ora 10:00, kurse ceremonia e hapjes do të jetë në ora 15:30.
Ndërkaq, blloku final fillon në ora 16:00 të datës 13 shtator.
Në ditën e dytë të Kampionatit Ballkanik, 14 shtator 2025, do të mbahen garat ekipore, Mixed Team.
Luftërat preliminare fillojnë në ora 10:00.