Peleshi: Shqipëria mbetet zëri më i fuqishëm në mbështetje të Kosovës në arenën ndërkombëtare

02 mars 2026 | 14:59

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, ka realizuar të hënën një vizitë në Kosovë, ku është takuar me liderët shtetërorë, presidenten Vjosa Osmani, kryeparlamentaren Albulena Haxhiu dhe kryeministrin Albin Kurti.

“Shqipëria mbetet zëri më i fuqishëm në mbështetje të Kosovës në arenën ndërkombëtare, për të avancuar integrimin euroatlantik, shtimin e njohjeve dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Koordinimi ynë është thelbësor për forcimin e stabilitetit dhe sigurinë e paqen në rajon”, ka thënë ai pas këtyre takimeve.

Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se lidhja ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë është e natyrshme, strategjike dhe e pathyeshme. “Uniteti ynë është forcë, koordinimi ynë është garanci, ndërsa vizioni ynë është paqja, stabiliteti dhe e ardhmja e përbashkët euroatlantike. Në kohë sfidash globale, qëndrimi ynë i përbashkët është forca dhe siguria jonë”, ka thënë Osmani pas këtij takimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli argjentinas, Lionel Messi, vazhdoi shkëlqimin në vitin 2026 në…