
Pellegrini, trajner i Betisit
09 korrik 2020
| 14:26
Real Betis ka konfirmuar Manuel Pellegrinin si trajnerin e ri të ardhshëm. Pelegrini ka nënshkruar një kontratë tre vjeçare me klubin spanjoll.
Real Betis thuhet se e dëshironte Pelegrinin që një vit më parë, kur Setieni la klubin, por në atë kohë Pellegrini ishte në drejtimin e skuadrës angleze të West Hem. Pelegrini që ishte i papunë që në dhjetor dhe do marrë drejtimin e skuadrës së Betisit që nga fundi i këtij sezoni.
Pellgrini është një trajner me një CV mjaft të pasur pasi ka drejtuar skuadra të mëdha si Real Madridi apo Manchester City, ku me këto të fundit fitoi titullin që në sezonin e tij të parë.