Pëllumbi: Albin Kurti u rreshtua si globalist i shoqërisë së hapur

21 prill 2026 | 10:26

Alfred Pëllumbi, përfaqësues i Shoqatës së Shqiptarëve për Liri, ka reaguar ndaj vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Spanjë, duke e akuzuar atë për rreshtim në krah të globalizmit dhe largim nga vlerat kombëtare.

Sipas Pëllumbit, gjatë kësaj vizite Kurti është pozicionuar “zyrtarisht si globalist i shoqërisë së hapur”, duke pranuar globalizmin në vend të patriotizmit. Ai e ka cilësuar këtë si një zhvillim negativ, sidomos duke theksuar se kjo ka ndodhur nën drejtimin e kryeministrit spanjoll, Pedro Sánchez, vendi i të cilit ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Pëlumbi ka shkuar më tej duke deklaruar se, sipas tij, nga kjo ditë Kurti nuk mund të konsiderohet më patriot dhe se duhet të largohet nga drejtimi i vendit. Ai ka shtuar se mungesa e një kryeministri patriot përbën, sipas tij, një avantazh për presidentin serb Aleksandar Vučić dhe për qarqet që kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës.

Ky reagim vjen në një kohë kur vizitat ndërkombëtare të krerëve të shtetit vazhdojnë të jenë në fokus të debatit politik në vend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet për vizitë në Emiratet…