Pelosi flet pas sulmit: Jemi të shkatërruar

30 tetor 2022 | 08:44

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së, Nancy Pelosi , tha se ishte e shkatërruar dhe e lënduar pasi burri i saj u sulmua brutalisht nga një hajdut që hyri në shtëpinë e tyre në Kaliforni të premten.

“Fëmijët tanë, nipërit tanë dhe unë jemi të shkatërruar dhe të lënduar nga sulmi që rrezikoi jetën e Paulit tonë”, tha Nancy Pelosi në një postim në rrjetet sociale.

“Jemi mirënjohës për reagimin e shpejtë të policisë, si dhe për kujdesin mjekësor që ai mori”, thekson Nancy Pelosi.

82-vjeçari Paul Pelosi ishte i vetëm në shtëpi ndërsa gruaja e tij ishte në Uashington.

“Gjendja e tij po përmirësohet,” tha Nancy Pelosi, duke falënderuar ata që po luten për shëndetin e burrit të saj.

“Nuk ishte një aksident, ishte i qëllimshëm”, thotë Nancy Pelosi. Sulmuesi “kërkoi të më shihte dhe sulmoi mizorisht burrin tim Paul”, tha ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 151 persona humbën jetën gjatë një rrëmuje njerëzish…