Pence do të udhëtojë në Kolumbi pas ngjarjeve të dhunshme

24 shkurt 2019 | 12:33

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, ka planifikuar takimin e parë me liderin opozitar të Venezuelës Juan Guaido në Kolumbi të hënën.

Të shtunën, trupat ushtarake që veprojnë nën urdhrat e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, kanë bllokuar kalimin e kamionëve me ndihmë humanitare në kufirin me Kolumbinë, duke përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome, si pasojë e së cilës mbetën të vdekur dy protestues.

Pas këtyre ngjarjeve, Shtetet e Bashkuara mund të vendosin sanksione që nga dita e hënë duke bërë shkurtimin e qasjes në të hyra të Qeverisë Maduro, raporton “Rel”.

Pence do të udhëtojë në Bogota për tu takuar me grupin e liderëve rajonal që e njohin Guaidon si president legjitim të vendit, pasi rezultati i zgjedhjeve presidenciale në vitin e kaluar ishte konsideruar i manipuluar.

Maduro ka kundërshtuar deklaratat se ka mungesë të ushqimit dhe barnave në Venezuelë duke shtuar se kjo situatë është krijuar vetëm për të sulmuar qeverisjen e tij.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka arritur të…