Pendarovski: Mbështesim aspiratat euroatlantike të Kosovës

26 prill 2023 | 13:01

Presidentja Vjosa Osmani ka vizituar të mërkurën Maqedoninë e Veriut. Ajo është pritur me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake nga presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Ky i fundit gjatë një konference për medie pas takimit me Osmanin, ka thënë se dy shtetet kanë një vend të rëndësishëm në rolin e tyre aktive në përpjekjet e përbashkëta për të arritur stabilitet të qëndrueshëm, fqinjësi të mirë dhe prosperitet ekonomik në këtë pjesë të Evropës.

“Ne mbështesim aspiratat euroatlantike të Kosovës dhe jemi të gatshëm të ndajmë përvojat tona në lidhje me proceset reformuese. Ne mbështesim vendimin e Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe pjesëmarrjen e Kosovës në formate të ndryshme rajonale të bashkëpunimit. Po ashtu ne mirëpresim marrëveshjen e arritur për të pranuar propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, zbatimi i të cilit do të kontribuojë për paqen, stabilitetin, sigurinë dhe zhvillimin, jo vetëm për fqinjët tanë, por për rajonin në tërësi”, ka thënë Pendarovski.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Legjenda e sportit të atletikës, britaniku Mo Farah, ka vendosur…