
Pensionohet Bruno Alves
Mbrojtësi i njohur portugez, Bruno Alves i cili është shpallur dhe kampion i Evropës me Portugalinë në “Euro 2016”, e ka komunikuar këtë lajm me anë të një postimi në profilin e tij të rrjetit social “Instagram” duke shkruar se ky rrugëtim përfundon këtu.
“Sot ju komunikoj fundin e karrierës sime futbollistike, duke falënderuar për gjithçka, të gjitha klubet, drejtuesit, trajnerët dhe njerëzit që janë përfshirë në jetën time sportive. Faleminderit familjes dhe miqve të mi për të gjithë mbështetjen në çdo kohë. Udhëtim që përfundon, por do të shfaqen mundësi të tjera. Shihemi së shpejti. Faleminderit”, ishte postimi i 40-vjeçarit.
Portugezi e mbylli karrierën në Superligën e Greqisë me fanellën e Apollon Smirnis ku u aktivizua gjithsej në kampionat në 19 ndeshje. Alvesi ka mbajtur veshur gjithashtu edhe fanellat e Portos, Vitoria Guimaraes, AEK-ut të Athinës, Zenitit, Fenerbahçes, Calgarit, Rangersit, Parmës dhe Famalikaos.