Pensionohet futbollisti Egzon Gashi

20 prill 2022 | 16:42

Ish-sulmuesi i Besës së Pejës, Egzon Gashi është tërhequr nga futbolli aktiv.

Gashi ka qenë pjesë edhe e skuadrës së Feronikelit, Drenicës, Istogut, Vëllaznimit dhe Teutës. Lajmin për pensionim e ka konfirmuar vet Gashi përmes një statusi në rrjetin social, “Facebook”.

Mund të jetë një imazh i 8 persona, ambiente të jashtme dhe teksti

Postimi i plotë i Gashit:

Përshëndetje për të gjithë. Kam vendos që përfundimisht të tërhiqem nga futbolli aktiv, isha pjesë e futbollit të Kosovës qysh nga mosha 17-vjeçare e deri në moshën 32-vjeçare, deri në momenti kur vendosa që të tërhiqem nga futbolli.

Plot 15 vite sfida sakrifica po ashtu edhe tituj e kujtime të paharrueshme për karrierën time futbollistike…

Dua që t’i falënderoj gjitha klubet që kam qenë pjesë e historisë se tyre!!

FC Besa

(FITUES I KUPES DHE KAMPION I KOSOVES)

KF Drenica

KF Feronikeli

(Kampion i Kosoves dhe fitues i kupes)

KF Teuta

FC Istogu

KF Vëllaznimi

(Golashënues i sezonit në Ligën e Parë me gjithsej  20 gola)

(finalist i Kupës së Kosovës)

Jam mirënjohës  e falënderues i gjithë trajnerëve më të cilët kam pas fatin të punoj:

Genc Hoxha

Bylbyl Sokoli

Miko Rama

Arsim Gojani

Ismet Munishi

Gani sejdiu

Gugash Magani

Arbnor Morina…

Falënderoj gjithë kryesit e klubeve në të cilat kam qenë pjesë e tyre, falënderoj gjithë gazetarët sportiv ata të cilët e kanë përcjellë procesin tim si lojtar dhe gjithë karrierën time…
Falënderoj bashkëlojtarët, familjen time pa të cilët nuk mendoj që do kisha arritur sukseset të cilat i kam arritur në karrierën time.
Dhe për fund dua t’i falënderoj gjithë njerëzit, tifozët që me kanë mbështet e me kanë vlerësuar edhe ata që nuk me kanë vlerësuar sepse kanë qenë shtytje që me punuar ma shumë edhe me iu tregu që gjethka që kam arrit e kam arrit më mund e sakrificë e asnjëherë më lëmosh e kurrë me nënshtrim.

Gjithë të mirat për ju u pafshim për të mira ?‍♂️
Goodbye my “Life” Futboll !!!⚽️
Shihemi në projektet e reja.
Me respekt EG11

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim…