Pensionohet gjyqtarja Nushe Kuka Mekaj

21 tetor 2025 | 23:16

Gjyqtarja Nushe Kuka Mekaj ka arritur moshën e pensionimit. Ajo sot është nderuar nga Kryetari i Gjykatës Themelore në Pejë, Shemsedin Haxhiaj, i cili i ka ndarë mirënjohje për gjyqtares, me rastin e arritjes së moshës së pensionimit, në shenjë vlerësimi për kontributin e saj të çmuar dhe të pandërprerë në sistemin gjyqësor të Republikës së Kosovës.

Gjyqtarja Kuka Mekaj është emëruar në Gjykatën Themelore në Pejë më 31 korrik 2012, ku ka ushtruar detyrën në Departamentin për Krime të Rënda. Nga viti 2018 deri në vitin 2021, ajo ka shërbyer në Gjykatën Themelore në Prishtinë, po ashtu në Departamentin për Krime të Rënda, ndërsa në periudhën 2021–2025 ka ushtruar detyrën e nënkryetares së Gjykatës Themelore në Pejë.

Me këtë rast, kryetari Haxhiaj, së bashku me gjyqtarët dhe stafin administrativ, kanë shprehur falënderim dhe mirënjohje për përkushtimin, profesionalizmin dhe integritetin e lartë që ka dëshmuar gjyqtarja Nushe Kuka Mekaj gjatë gjithë karrierës së saj gjyqësore, duke i uruar pensionim të mbarë, shëndet dhe suksese në jetën e saj të mëtejme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur…