Pensionohet ish-kapiteni i Atleticos

30 nëntor 2020 | 12:56

Është tërhequr nga futbolli i luajtur ish-kapiteni i Atletico Madridit, Gabi. Mesfushori veteran spanjoll mbylli karrierën në moshën 37-vjeçare duke luajtur së fundmi me Al-Sadin në Katar.

Gabi ose i njohur ndryshe me emrin Gabriel Fernandez Arenas zhvilloi me fanellën e Atletico Madridit 374 ndeshje në karrierë duke fituar kampionatin spanjoll në vitin 2014, dy herë Ligën e Evropës, një Kupë Mbreti si dhe një Superkupë të Evropës.

Ai shkoi dy herë në finale të Ligës së Kampioneve, por në të dyja rastet u mposht nga rivalët e Real Madridit. Gabi nuk luajti asnjëherë për Spanjën, ndërsa është futbollisti i tetë në historinë e Atletico Madridit për sa i përket numrit të ndeshjeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Situata e shkaktuar në vend si pasojë e pandemisë ka…