Pensionohet komandanti i Forcave Tokësore të FSK-së, Hysen Dreshaj ‘Besniku’  

08 maj 2025 | 14:17

Komandanti i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së, (KOMFT), Hysen Dreshaj është pensionuar. Të pranishëm në ceremoninë e pensionimit të “Besnikut” përpos Zv/ministrit të FSK-së, Shemsi Syla e Zëvendëskomandantit të FSK-së, Gjeneral Enver Cikaqi, ishte edhe gjenerali në pension i Ushtrisë Shqiptare, Kudisi Lama. Në këtë ceremoni të pranishëm ishim edhe Gjeneralët në pension Nazmi Brahimaj, Naim Haziri, pastaj Xhavit Gashi, Veton Elshani si dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, Daut Haradinaj, Xhevahir Geci, Fadil Hadërgjonaj etj.

Gjeneralbrigade Hysen Dreshaj ka dhënë kontribut të madh në luftën çlirimtare, duke qenë ndër ushtarët e parë në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dreshajn në luftë të gjithë e njihnin me nofkën “Besniku”. Emocionuese për “Besnikun” e luftës ishte edhe prania e shokëve të idealit të cilët kishin kontribuuar së bashku që nga themelimi i UÇK-së e deri në ditën e pensionimit.

May be an image of 9 people and text

May be an image of 11 people

May be an image of 11 people and text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tifozët e Al Nassr janë kthyer plotësisht kundër Cristiano Ronaldos…