Pensionohet mësimdhënësja e “Hasan Prishtinës”, Latife Bekteshi
Mësimdhënësja e shkollës fillore të mesme të ulët “Hasan Prishtina” në Prishtinë, Latife Bekteshi, ka përmbyllur karrierën e saj të gjatë dhe të çmuar arsimore, duke u pensionuar këtë javë.
Arsimtarja Bekteshi, e cila për vite me radhë ka ligjëruar lëndën “Edukata Qytetare”, njihej për afërsinë me nxënësit, profesionalizmin dhe përkushtimin e saj të vazhdueshëm. Ajo gëzonte respekt të veçantë nga kolektivi i shkollës dhe prindërit e nxënësve.
Deri më sot, ajo ka qenë kujdestare e klasës VII/7, detyrë të cilën tashmë e ka marrë mësimdhënësja Gentiana Nebiu. Me rastin e pensionimit dhe ditëlindjes së saj, nxënësit e klasës VII/7, së bashku me kryetaren e prindërve dhe drejtorinë e shkollës, kanë organizuar një festim simbolik në shenjë mirënjohjeje për kontributin dhe punën e saj shumëvjeçare.
Latife Bekteshi largohet nga institucioni me një trashëgimi të çmuar pune dhe me urimet më të mira nga kolegët, nxënësit dhe prindërit.



