Pensionohet Mesut Ozil

22 mars 2023 | 12:49

Pas shumë vitesh në elitën e futbollit evropian dhe atij botëror, Mesut Ozil i ka dhënë përfundimisht fund futbollit të luajtur në moshën 34-vjeçare.

Ish-ylli i Kombëtares së Gjermanisë dhe skuadrave Real Madrid e Arsenal ka konfirmuar vetë këtë gjë me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur në këto 17 vite si futbollist profesionist, përfshirë dhe klubet në të cilat ka luajtur.

Ai gjithashtu shprehet se tashmë do të përqendrohet te familja e tij, por që nuk do t’i humbiste kontaktet me fansat.

Ozili u shpall kampion Bote me Gjermaninë në vitin 2014 dhe gjithashtu ka fituar dhe trofe të rëndësishëm në rang klubesh si La Liga me Realin e Madridit në vitin 2013 dhe 4 Kupa FA me Arsenalin.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Mesut Özil (@m10_official)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Gjilanit ka shënuar ditën botërore të Sindromës Down…