Pensionohet Sekretari i FEFS-it, Gani Ibrahimi

26 gusht 2025 | 12:01

Sekretari i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, z. Gani Ibrahimi, ka arritur moshën e pensionimit. Kështu është bërë e ditur nga faqja zyrtare e Fakultetit të Sportit.

Njoftimi i plotë i FEFS-it:

Mirënjohje për Gani Ibrahimin me rastin e pensionimit.

Me rastin e përfundimit të detyrës dhe daljes në pension të Sekretarit të Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, Z. Gani Ibrahimi, dëshirojmë të shprehim mirënjohjen e thellë për kontributin e tij të gjatë dhe të çmuar në funksionimin dhe zhvillimin e njësisë sonë akademike.

Gjatë dekadave të punës së tij, Z. Ibrahimi ka treguar përkushtim, profesionalizëm dhe integritet të lartë në ushtrimin e detyrave, duke qenë një figurë e qëndrueshme dhe e besueshme në mbështetje të stafit akademik, administrativ dhe studentëve. Me qetësinë dhe korrektësinë që e karakterizonin, ai ka ndihmuar në krijimin e një mjedisi funksional dhe bashkëpunues brenda institucionit.

Kontributi i tij përbën një pjesë të rëndësishme të historikut të Fakultetit, dhe do të vlerësohet gjithmonë si pjesë e trashëgimisë institucionale që ai lë pas. Edhe pse formalisht mbyllet një kapitull i rëndësishëm, prania dhe mbështetja e tij mbeten të mirëseardhura dhe të çmuara. Prof. Ibrahimi vazhdon të mbetet një bashkëpunëtor i nderuar dhe një zë i respektuar brenda komunitetit tonë akademik.

Gjurmet që ai la pas nuk fshihen lehtë por mbeten aty në kujtesën, kulturën dhe shpirtin e institucionit tonë.

Me këtë rast, i urojmë Z. Ibrahimi shëndet dhe qetësi në këtë fazë të re të jetës, duke e falënderuar për shërbimin e tij të çmuar për FEFS-në.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vlora Çitaku do të jetë kandidate e Partisë Demokratike të…