Pensionohet Valdete Daka
17 prill 2026
| 15:16
Pas një karriere të gjatë mbi 30-vjeçare në sistemin gjyqësor, prej të cilave 16 vjet në Gjykatën Supreme, gjyqtarja Valdete Daka është pensionuar.
Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi, ia dorëzuar një mirënjohje gjyqtares Daka si shenjë falënderimi dhe respekti për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e saj në shërbim të drejtësisë, veçanërisht në Gjykatën Supreme.
Në ceremoninë përshëndetëse, gjyqtarja Daka është nderuar edhe nga zëvendëskryesuesja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Arjeta Sadiku, e cila e ka vlerësuar lart angazhimin dhe bashkëpunimin e saj të vazhdueshëm ndër vite.
Valdete Daka në të kaluarën ka qenë edhe kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).



