Pentagoni krijon divizionin për t’i studiuar UFO-t

18 gusht 2020 | 11:21

Mediat amerikane raportojnë se kohët e fundit Pentagoni ka krijuar një divizion të veçantë me detyrë kryesore studimin e UFO-ve.

Qëllimi i deklaruar është të “kuptohet dhe njihet më mirë natyra dhe origjina” e fenomeneve në lidhje me objektet fluturuese të paidentifikuara.

“Divizioni synon të identifikojë, analizojë dhe katalogojë fenomenet ajrore të paidentifikuara që mund të përbëjnë një kërcënim për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara”, ka shpjeguar Pentagoni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ( MPMS) njofton të…