
Për 1 Maj, Shpend Ahmeti ndalon qarkullimin e automjeteve në Gërmi
01 maj 2021
| 08:16
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka publikuar një urdhëresë më të cilën sot ndalohet qarkullimi i automjeteve në Gërmi.
Në urdhëresën e publikuar në rrjetin social “Facebook”, Ahmeti thotë se do të lejohen vetëm automjetet e Policisë së Kosovës, KFOR-it, të EULEX-it, të ndërmarrjes “Hortikultura”, të KRM “Pastrimi” dhe të Drejtorisë së Inspeksionit dhe automjeteve emergjente.