Për 13 vjet PZAP gjobiti partitë politike me mbi 2 milionë euro

27 maj 2021 | 11:06

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që nga viti 2008 dhe deri në vitin 2021, ka pranuar mbi 560 ankesa për zgjedhje. E vlera totale e gjobave të shqiptuara për subjektet politike ka qenë mbi 2 milionë euro.

Kështu u tha në hulumtimin e publikuar nga Instituti Demokracia për Zhvillim (D4D), me titullin “Zgjedhjet para gjykatës”.

Me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Prishtinë, janë monitoruar proceset zgjedhore që nga viti 2010 dhe ky është edicioni i tretë i punimit Drejtësia Zgjedhore.

Hulumtuesi Allen Meta tha se në zgjedhjet lokale ka më shumë ankesa dhe parashtresa për dallim nga ato nacionale.

“Partia Demokratike e Kosovës prin me gjoba nga PZAP. Vetëm në vitin 2017 në zgjedhjet lokale, LDK e ka marrë këtë primat. Vetëm PDK dhe LDK kanë qenë partitë që janë gjobitur më së shumti nga PZAP. Ka rënie të madhe të kallëzimeve penale dhe personave të përfshirë prej vitit 2013 deri në vitin 2021”, ka thënë ai.

Që nga viti 2013 deri në vitin 2021 ka rënie edhe të numrit të rasteve të personave të arrestuar.

Mbi 27 mijë euro janë shqiptuar gjoba në vitin 2021 për gjashtë televizionet më të mëdha në Kosovë.

Më tej, D4D ka kërkuar që e drejta e votimit jashtë vendit të përfshihen në reformën zgjedhore.

Richard Le Vay nga Ambasada Britanike në Prishtinë, theksoi se zgjedhjet e shkurtit ishin shumë të rëndësishme për ardhmërinë e Kosovës.

Kryesuesja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka treguar për bashkëpunimin që kanë me institucionet kompetente për ruajtjen e votës së lirë dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka kundërshtuar…