
Për 24 orë 61 aktakuza kundër 75 personave
Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetë e një (61) aktakuza kundër shtatëdhjetë e pesë (75) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dhjetë (10) persona të dyshuar dhe është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar pesë (5) persona për vepër penale, si dhe ka ngritur njëzetë (20) aktakuza kundër njëzetë e tre (23) persona për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona të dyshuar në dy raste të ndara. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër gjashtë (6) personave.
Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24-orëve të fundit, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale.