Për 6 muaj mbi 49 mijë qytetarë morën trajtim në Emergjencën e QKUK-së

07 gusht 2025 | 13:48

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në vetëm gjysmën e parë të vitit 2025, Klinika Emergjente e QKUK-së ka ofruar trajtim të shpejtë, profesional dhe human për plot 49,128 qytetarë, nga rastet më të lehta, deri te ato më kritike për jetën.

Sipas ShSKUK-së, ky sukses është rezultat i një përkushtimi profesional nga 158 profesionistë shëndetësorë, përfshirë mjekë specialistë, infermierë, staf ndihmës dhe konsulentë nga klinikat tjera , që janë shtylla e këtij shërbimi jetik.

“Çdo ditë, çdo orë, çdo minutë, në dispozicion për të shpëtuar jetë njerëzish. Aksidente, lëndime, gjendje të rënda shëndetësore, goditje në zemër, kanë qenë vetëm disa nga rastet që ekipi emergjent ka qenë dhe është gjithmonë i gatshëm për të shpëtuar jetë”, ka njoftuar ShSKUK.

Ky institucion ka dhënë edhe statistikat për muajt janr-qerashor.

“Të dhënat kryesore statistikore (janar – qershor 2025). Vizita të përgjithshme mjekësore: 49,128. Reanimacion: 11,074 vizita. Vizita internistike: 15,688. Vizita kirurgjike: 8,549. Vizita ortopedike: 10,482. Intervenime kirurgjike të lehta: 3,293. Pacientë të operuar në sallën operative: 615. Pranime në njësi të tjera nga Emergjenca: 4,971. Faleminderit stafit për përkushtimin dhe shërbimet profesionale ndaj qytetarëve”, ka njoftuar ShSKUK-ja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas largimit të Heung-min Son drejt Los Angeles FC, Tottenham…