Për 9 muaj 230 raste me kancer gjiri në Kosovë

22 tetor 2025 | 14:20

Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka mbajtur mbledhje, e cila i është të dedikuar Muajit Rozë, muajit të vetëdijesimit për luftën kundër kancerit të gjirit.

Mbledhjen e hapi, Tetore Olloni, kryesuese e Bordit, e cila tha se përmes Nafije Latifit, Tetori Rozë nuk sjell vetëm ngjyra dhe kordele rozë, por mbetet kambanë alarmi dhe simbol i solidaritetit.

Sipas saj, me një kauzë fisnike që ajo ka ndjekur për dy dekada, ka trokitur në ndërgjegjen e secilit, duke bartur dhimbjen e mijëra grave dhe rikthyer shpresën për jetën, andaj ShSKUK-ja, po e hap portën e madhe për Nafije, si e ftuar nderi.

Anëtarët e Bordit Drejtues të ShSKUK-së theksuan rëndësinë e diagnostikimit të hershëm, kujdesit të integruar dhe mbështetjes së pacienteve, duke u zotuar për vazhdimin e bashkëpunimit profesional dhe institucional.

Drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së,  Elvir Azizi, ndau mirënjohjen e veçantë për Latifin, për kontributin e jashtëzakonshëm, mbi dy dekada, me përkushtim në përkrahje të kauzës humane për pacientët me kancer dhe avancimin e shërbimeve shëndetësore në vend.

Drejtori Azizi, tha se falë punës, humanizmit dhe vizionit të Latifit, shumë pacientë kanë gjetur mbështetje, forcë dhe shpresë në përballjen me sfidat e jetës, andaj meriton vlerësim dhe falënderim i thellë për rolin e pazëvendësueshëm në ngritjen e vetëdijes publike dhe promovimin e solidaritetit njerëzor në fushën e onkologjisë.

Nafije Latifi, kryetare e Shoqatës “JETA/VITA”, theksoi se prej 19 vitesh qëndrojnë në terren, në kontakt me qytetarët dhe profesionistët e shëndetësisë.

Sipas saj, qëllimi ka qenë gjithmonë informimi dhe vetëdijesimi për zbulimin e hershëm të sëmundjes dhe shpëtimin e jetëve.

Ajo theksoi se lufta kundër kancerit të gjirit nuk fitohet vetëm me kirurgji dhe barna, por edhe me empati, ndjeshmëri dhe bashkëpunim të vazhdueshëm.

Gjatë takimit u zhvilluan diskutime nga drejtues të klinikave që merren me trajtimin e kancerit, duke theksuar se të gjitha shërbimet ofrohen në sektorin publik, pa pasur nevojë që pacientët të shpenzojnë për trajtim.

Ilir Kurtishi, drejtor i Klinikës së Onkologjisë, theksoi se për 9 muaj kanë pasur 230 raste me kancer gjiri (4 meshkuj).

Shkëndije Nuza, drejtoreshë e Klinikës së Radiologjisë, pohoi se për nëntë muaj kanë kryer 1200 mamografi, 1975 eho gjiri, 480 rezonanca gjiri, si dhe 230 biopsi.

Violeta Zatriqi, drejtoreshë e Klinikës së Kirurgjisë Plastik, tha se janë kryer 140 operime, fillimisht vendoset ekspander indor, pastaj implante, me përfshirje të muskulit.

Nazmi Kolgeci, drejtor i Kirurgjisë Torakale tha se për nëntë muaj janë kryer 230 operacione gjiri, (74 sentinell, 58 kirurgji kuruese si dhe 140 biopsi eksicionale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Supreme ka nxjerrë aktvendim që ta rrëzojë vendimin e…