Për A. K., shteti skenë teatri

28 tetor 2025 | 08:16

Pas konferencës së liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, mbajti dje, ka reaguar deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Së pari ajo pati kritika për vendin ku e mbajti konferencën Kurti.

“Konferenca e sotme për shtyp, që duhej të mbahej në selinë e Vetëvendosjes e jo në ndërtesën e qeverisë, do të ishte material i mirë për komedi sikur Kosova të mos ishte në gjendjen e rëndë ku ndodhet sot”, tha ajo.

Tutje Çitaku adresoi kritika për Kurtin duke thënë se e ka izoluar Kosovën.

“Për nëntë muaj me radhë, A.K. na ka thënë se i ka numrat.Sot, me nënqeshje ironike, pranoi se i paska pasur “verës”, me votim të fshehtë, por tani nuk i paska më. Ndërkohë, Kosova është e izoluar, nën sanksione, me ekonomi të rënduar e me çmime të papërballueshme për familjet tona. Por për A.K., shteti është skenë teatri dhe qytetarët publik që duhen argëtuar me shfaqjen e radhës.Njeriu që nuk ka lënë vlerë pa nëpërkëmbur e njeri pa fyer, sot fliste sërish për nevojën që ai të fitojë “referendumin”, jo zgjedhjet.Sepse për të, qeverisja ka kuptim vetëm nëse sundon i vetëm.Po e kemi parë tashmë se çfarë do të thotë sundimi i tij.Pesë vite me pushtet absolut.Rezultatet? Izolim, varfërim, ikje masive të qytetarëve tanë.Jo më, A.K.Tashmë nuk je më i pasprovuar. Populli e di kush je dhe çfarë sjell qeverisja jote”, shkroi ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në rast se vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, Partia…