Për çfarë bëhet fjalë? Kim Kardashian zbulon diagnozën tronditëse
Ylli televiziv, Kim Kardashian, ka zbuluar së fundmi se është diagnostikuar me një aneurizëm në tru. 45-vjeçarja pretendon se është për shkak të stresit të madh të shkaktuar nga divorci i saj i stuhishëm nga Kanye West.
Biznesmenja dhe themeluesja e SKIMS e ndau informacionin me motrën e saj, Kourtney, në premierën e sezonit të shtatë të “Keeping Up with the Kardashians”.
Kim tha se mjekët gjetën një aneurizëm “të vogël” në trurin e saj pas një rezonance magnetike. Në episod, Kourtney tregohet e tronditur nga njoftimi, ndërsa 45-vjeçarja më vonë tregohet duke hyrë në rezonancë magnetike. Ajo tha se sipas mjekëve, aneurizma u shkaktua nga stresi intensiv.
Në “Keeping Up With The Kardashians”, Kim foli hapur për divorcin e saj të vështirë nga Kanye West ndërsa po bënte një rezonancë magnetike. Pak më vonë, ylli i reality show-t duket se shpërthen në lot ndërsa flet në telefon dhe pyet me dëshpërim: “Pse po ndodh kjo?”.



