Për dallim nga Kurti e Osmani, Konjufca nuk ka pranuar asnjë dhuratë

05 shtator 2021 | 19:29

Në kërkesën për qasje në dokumente publike, Kuvendi i Kosovës ka thënë se nuk ka të deklaruar ndonjë dhuratë për kryetarin e kuvendit, Glauk Konjufcën.

”Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, nga marrja e mandatit, mars 2021 dhe deri më tani, nuk ka pranuar asnjë dhuratë në vlerë mbi 50 euro që, sipas ligjit, duhet deklaruar”, thuhet në përgjigjen e kuvendit dërguar Radios Evropa e Lirë, përcjell Klankosova.tv.

Sipas zyrës për media në kuvend, shpenzimet e reprezentacionit të kryetarit të kuvendit, për periudhën mars-gusht 2021 janë zero euro.

Ndërsa shpenzime të bufesë për delegacione janë 690 euro.

“Edhe pasqyra financiare e reprezentacionit të kabinetit të këshilltarëve të kryetarit është zero euro, meqë kanë hequr dorë nga reprezentacionet e tyre”, thuhet në përgjigjen nga Kuvendi i Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prizreni 16 ka fituar Superkupën e Kosovës, duke mundur në…