
Për dy ditë në Kosovë ndodhën gjashtë tërmete
10 tetor 2020
| 15:25
Sipas Rrjetit Sizmik dhe Shërbimit Gjeologjik të Kosovës, gjatë ditës së djeshme dhe sotme në vendin tonë kanë ndodhur gjashtë tërmete me një intensitet të ulët 1.5-2.3 të shkallës Richter.
Kështu ka bërë të ditur, Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC).
“Sipas seizmiologëve të vendit, Kosova nuk rezulton se ka një aktivitet të lartë sizmik. Qytetarët e Kosovës duhet ndjekur informatat zyrtare të lëshuara nga Instituti Sizmologjik i Kosovës, duhet shmangur informatat e pavërteta dhe panikun për rrezikun e mundshëm”, ka thënë ai.
Sot me mëngjes një tërmet i lehtë u ndie në Prishtinë.
(Q.R / Epoka e re)