Për helmimin e kësaj shoqërie, fajtori kryesor je ti Albin

24 tetor 2025 | 08:30

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, i cili para pak ditësh në një takim me diasporën shqiptare në Londër tha se “atmosfera është helmuar, ka xhelozi dhe inati”, dhe për këtë po e ka të vështirë ta formojë Qeverinë.

“Albini ka filluar ta luaj viktimën. Pas 26 viteve të karrierës së tij në krye të kauzave të rrejshme, të fushatave linçuese dhe të propagandës denigruese, paska thënë se na qenka helmuar atmosfera me xhelozi e inate”, ka shkruar Musliu në Facebook.

Ajo ka shtuar se “për helmimin e kësaj atmosfere përgjegjës është vetë Kurti”, duke kujtuar se ai “nuk është distancuar asnjëherë nga dhuna verbale e ndjekësve të tij dhe as nga fyerjet e shpifjet që, sipas saj, kanë karakterizuar skenën politike nën ndikimin e tij”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Gjakovës nga radhët e Alenacës për…