Për herë të katërt dështon konstituimi i Komisionit për rezervat shtetërore

13 tetor 2023 | 16:21

Për të katërtën herë me radhë ka dështuar të bëhet konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla.

Kjo ngase deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë marrë pjesë në mbledhjen e ftuar për konstituimin e Komisioni Hetimor.

Kryesuesi i Komisionit Rashiq Qalaj, ka thënë se është i papranueshme bojkoti i mazhorancës. Ai  madje ka thënë se do t’i drejtohen kryetarit të Kuvendit në lidhje me mungesat për katër herë të deputetëve të LV-së.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit