Për herë të parë në Podujevë nis shërbimi i hemodializës

08 gusht 2025 | 08:13

Në Podujevë do të fillojë për herë të parë ofrimi i Shërbimit të Hemodializës, një zhvillim i rëndësishëm për përmirësimin e qasjes në shërbime shëndetësore për pacientët me sëmundje të veshkave në këtë komunë dhe rajon.

Ceremonia e inaugurimit do të mbahet në objektin e Poliklinikës Specialistike, në rrugën “Hakif Zejnullahu”, dhe do të jetë e pranishme edhe udhëheqja e lartë institucionale, përfshirë kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe ministrin në detyrë të Shëndetësisë Arben Vitia.

Ky shërbim pritet të lehtësojë ndjeshëm barrën për pacientët që deri tani janë detyruar të udhëtojnë në qendra tjera për trajtim, duke përmirësuar cilësinë e jetës dhe qasjen e barabartë në kujdesin shëndetësor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Armenia dhe Azerbajxhani mund të jenë afër nënshkrimit të një…