Për herë të parë TEB Banka sjell sistemin e vetëshërbimit me kartela bankare

14 tetor 2020 | 10:50

Banka TEB Sh.A. në saje të risive teknologjike që janë prioritet në kohërat moderne sjellë për herë të parë në Kosovë sistemin e vetëshërbimit me kartela bankare.

Vetëshërbimi me kartela bankare ndihmon konsumatorët të paguajnë blerjet e tyre në pika të shitjes, si dhe të marrin shërbimet pa kontakt e pa ndihmë. Perspektiva e rritjes së shërbimeve me kartela bankare me vetëshërbim pritet të jetë e madhe me shtrirjen jo vetëm nëpër pompa te derivateve, por edhe si blerje të biletave nëpër stacione, pagesë parkingu, ushqimore të shpejta, markete, qendra tregtare etj.

Kjo formë e vetëshërbimit me kartela bankare është duke shënuar rritje enorme në gjithë globin. Me teknologjinë e Contactless dhe kombinimin me vetëshërbimin me kartela bankare, TEB Bankë ofron një epërsi të madhe të zgjedhjeve, me qëllim të shmangies së asistencës gjatë kryerjes së pagesave.

Një eksperiencë e re e klientëvë për të kryer shërbime vet, sikur kjo me vetëshërbimin me kartelat bankare, bën pjesë në fuqizimin e tyre drejt një jete më dinamike dhe optimizmin e sektorëve të ndryshëm për ofrimin e teknologjive të reja në shërbime ndaj konsumatorëve të tyre.

Pika e parë e vetëshërbimit me kartela bankare është implementuar në pikën e HIB Petrol në Çagllavicë (afër Hotel Emerald). Ndërsa për çdo mbushje të derivateve duke realizuar pagesën me kartelat bankare të Visa ose Mastercard do të përfitoni nga oferte prej 5 cent më lirë për çdo litër.

Banka TEB Sh.A. është lider në tregun bankar të Kosovës me prezencën e saj nëpërmjet brendit, Starcard, ndërsa shërbimi i sipërpërmendur vjen për të gjithë klientët që posedojnë kartela bankare të brendeve si Visa e Mastercard.

TEB Bankë për një botë në lëvizje!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banka Botërore ka miratuar 12 miliardë dollarë për t’iu ndihmuar…