Për Kurti 3 me 8 vota, deputetëve të pakicave u bashkohet edhe Fikrim Damka që nuk fitoi mandat
01 shkurt 2026
| 22:25
Ministri në detyrë për Administrimin e Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës, Elbert Krasniqi, ka postuar një fotografi me deputetët e zgjedhur nga komunitetet pakicë multietnike.
Ai ka thënë se këta deputetë janë nga partië KDTP, VAKAT, NDS, IRDK, PSA, SPO dhe LPRK. Grupit iu bashkua edhe Fikrim Damka, i cili nuk i ka siguruar votat.
Në lidhje me të, koordinatorja nacionale e zgjedhjeve në Prokurorinë e Shtetit, Laura Pula, ka deklaruar se Fikrim Damka nga partia e turqve “KDTP”, duhet të intervistohet në rastin ku dyshohet se ka pasur manipulime të votave. I cili pas rinumërimit humbi mandatin e deputetit.
Përkundër kësaj, Elbert Krasniqi tha se janë të përkushtuar për të kontribuar në formimin e institucioneve të Kosovës.



