
Për Kurtin, sovraniteti i Kosovës është 1 ditë po / 1 ditë jo
25 janar 2022
| 15:18
Kryetari i PSD-së, Daradan Molliqaj, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se për Kurtin, sovraniteti i Kosovës është 1 ditë po / 1 ditë jo, varësisht se si i përshtatet politikisht dhe elektoralisht.
“Për Kurtin, trajtimi i pabarabartë i qytetarëve bëhet 1 ditë po / 1 ditë po. Pra çdo ditë i favorizon bizneset e mëdha dhe oligarkët; ditë të tjetra favorizon një rajon të veçantë; por asnjëherë nuk favorizon ata që po i vuajnë më së shumti pabarazinë, mos-zhvillimin dhe krizat ekonomike e sociale”, ka shkruar Kurti.