Për Ministrinë e Mbrojtjes: Shikoji fotografitë e publikuara nga FSK-ja në ‘Facebook’

27 janar 2025 | 20:19

“Epoka e re” ka publikuar sot një shkrim ku shihen disa pjesëtarë të FSK-së me atlete dhe jo me çizme ushtarake.

Shkrimi i “Epokës së re” është ndërtuar mbi fakte, duke u bazuar në fotot që ka publikuar FSK-ja në faqen e saj zyrtare në “Facebook”, në një shkrim me titull: 354 rekrutë filluan trajnimin për t’u bërë ushtarë të FSK-së”.

Për Ministrinë e Mbrojtjes: Shikoji fotografitë e publikuara nga FSK-ja në ‘Facebook’. Ja linku poshtë. 

https://www.facebook.com/share/p/1A8eWMh22a/

Nuk po shpifim. Po e prezantojmë realitetin.

Reagimi i plotë i Ministrisë së Mbrojtjes:

Në muajin tetor të vitit 2024, janë liferuar 5730 palë çizme nga Ministria e Mbrojtjes.
Pra, 5730 palë çizme janë pranuar në depo dhe të njejtat janë shpërndarë sipas planit të shpërndarjes së FSK-së dhe nevojave të pjesëtarëve.
Duke marë parasysh numrin total të ushtarakëve kjo sasi ka qenë e mjaftueshme për të githë pjesëtarët e FSK-së, madje çizme vazhdon të ketë edhe në stok. Kësisoj asnjë ushtar nuk ngelet pa çizme për mungesë sasie përveçse për ndonjë arsye tjerër të cilat nuk janë në domenin e Ministrisë së Mbrojtjes.
E mirëpresim kritikën mediale kur bëhet mbi bazën e provave dhe informacioneve që duhet kërkuar nga vet insitucioni për të zbardhur arsyet e rastit, por jo kur të njëjtat bëhen vetëm duke u nisur nga një fotografi që nuk pasqyron realitetin.
Forca e Sigurisë së Kosovës do të njoftojë strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes rreth rastit specifik.
Ndërsa, qytetarët i sigurojmë që asnjë pjesëtar i FSK-së nuk ngelet pa çizme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku ka…