Për nga tre minuta angazhim në seancë, Bekë Berisha tregon se sa u paguan deputetët

31 maj 2025 | 11:23

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha është deklaruar para nisjes së seancës konstituive.

Ai tha se ndihet keq për situatën e krijuar.

“E  vetmja shprese ka mbetur Gjykata Kushtetuese ose një ftesë nga presidentja për takim. Më vjen keq për këtë situatë, nuk kemi mundur me ardhë në një zgjidhje. Neve veç na kanë nejt gati ambasada, se na kurrë nuk kemi mundur t’u japim orientim situatave politike”, tha ai.

Berisha u pyet edhe nga gazetarët nëse e kanë marrë pagën deputetët.

“Paga ka dalë fikse, pa komisione, pa meditje, 1500 ka dalë”, tha ai, madje u shpreh edhe i gatshëm që pagën ta shpërndajë edhe me gazetarët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka dështuar seanca e 24-të për konstituimin e Kuvendit të…