
Për Pejën ‘Ma mirë’, me vizion Amerikan dhe zemër kosovare, Antigona Gashi nr.13
Kandidatja për asambliste e PDK-së në Pejë me numër 13, Antigona Gashi, ka postuar një fotografi nga Peja me mesazhin se në programin e saj elektoral, Peja është “New York-u shqiptar i Kosovës”.
“Një qytet i gjallë, energjik, me zemër të madhe, shpresë të pashuar dhe energji rinore”, ka shkruar Gashi.
Postimi i plotë i saj:
PËR PEJËN “MA MIRË”, ME VIZION AMERIKAN DHE ZEMËR KOSOVARE
Përkrah “amazonave” politike të PDK-së për një Pejë më të mirë, unë besoj në fuqinë e dashurisë për vendin, në patriotizëm të vërtetë dhe në përkushtim të përditshëm për mirëqenien e qytetarëve tanë.
Ky është vizioni im për Pejën – një qytet që zhvillohet me frymë moderne, që i hap rrugë ideve të reja, që respekton punën dhe dijen.
Ky është edhe misioni im personal – i mbështetur në përvojën akademike, punën time në sistemin shtetëror dhe frymën e demokracisë amerikane, ku kam ndërtuar përkushtimin ndaj institucioneve dhe qytetarit.
Peja, në programin tim elektoral, është “New York-u shqiptar i Kosovës” – një qytet i gjallë, energjik, me zemër të madhe, shpresë të pashuar dhe energji rinore.
Votoni për Pejën “më mirë”.
Votoni për Dr. Sc. Antigona Gashi – numri 13.