 
                    Për pesë ditë sulme në Siri u vranë 403 civilë
                23 shkurt 2018
                |  12:56
            
        Për pesë ditë sa zgjatën bombardimet ajrore dhe artileria e rëndë në Ghouta të Sirisë janë vrarë 403 civilë, mes të cilëve 95 fëmijë.
Kështu ka bërë me dije Observatori sirian i të drejtave të njeriut, duke folur për sulmet e regjimit ndaj rebelëve në lindje të Damaskut.
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        