PËR PROCES FER, TË PAANSHËM E TË DREJTË TË GJYKIMIT NË HAGË

07 gusht 2025 | 11:51

Shkruan: Hajdin Abazi

Pse duhet të dilet në protestë për procesin e Hagës ndaj UÇK?

Duhet të dilet nesër në protestë, i madh e i vogël, dhe prej të gjitha partive.
Sepse UÇK-ja është e të gjithëve – është ajo që derdhi gjakun e flijuan jetën heroikisht shumë luftëtarë që Kosova të çlirohej nga shtypja e egër shtetërore e Serbisë, nga dhuna, terrori e gjenocidi!
UÇK-ja luftoi që secili qytetar, pavarësisht përkatësisë etnike, të jetë i lirë, i barabartë dhe me të drejta të pacenueshme.
Lufta e UÇK ishte e drejtë dhe çlirimtare!
Kur iu kërkua Kosovës që të krijohej Gjykata Speciale – arsyeja ishte Rapprti i Dick Martit me akuzën kryesore për transplantimin e organeve gjatë kohës së luftës; duke qenë ajo e pavërtetë – u harrua!
Duke e ditur se Kosova kishte bërë luftë të pastër – vetë ata që sot janë në Hagë e që asokohe ishin në pozita drejtuese të Republikës së Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi – u pajtuan dhe e themeluan atë.
Ata u vetëdorëzuan!
Shkuan vullnetarisht ani se fletarresti për ta ishte i padrejtë!
Shkuan, sepse besonin në drejtësi!
Sepse, besonin se procesi gjyqësor do të ishte korrekt dhe i paanshëm!
Sepse, besonin te e vërteta!
Sepse, besonin te BE dhe te vendet e Perëndimit!
E tash, çka ndryshoi?
Pse tash duhet ngritur zërin?
Që t’i tregohet Gjykatës në Hagë:
– Se ajo duke pranuar dëshmitarë me të kaluar kriminale – po lë të kuptohet për skenarë përtej drejtësisë!
– Se duke pranuar për dëshmitarë ish njerëz të sigurimit shtetëror serb – tregon se po fabrikohen fakte vetëm e vetëm për të njollosur luftën e drejtë të UÇK-së!
– Se, së fundi, duke pranuar dosje nga Serbia, nga një shtet që për 9 dekada e ka masakruar, terrorizuar e persekuatiar popullin shqiptar – tregon se me çdo kusht po donë te vihet në shërbim të një agjende që asocion me Serbinë!
Prandaj, t’i thërrasim gjyqtarëve që t’i kthehen drejtësisë, integritetit juridik dhe të mos i pranojnë inskenimet, orkestrimet e sinkronizimet me agjendat që bien ndesh me drejtësinë!
Për të gjitha këto – duhet gjithsecili të dal nesër e të protestojë!
UÇK nuk i frikësohet aspak drejtësisë e as së vërtetës, por manipulimit të saj!
Për t’i treguar edhe botës se Kosova ishte dhe është për drejtësi e proces fer, por jo me proces të dirigjuar e të sinkronizuara me skenarët antishqiptar!
STOP RËNIES SË GJYKATËS SË KOSOVËS NË HAGË NË AGJENDËN E SERBISË!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Punëve të Brendshme dhe ish-deputeti i Kosovës, Zenun…