Për projektet e dhëndrit të Trumpit bëhen polemika në Beograd
07 dhjetor 2025
| 09:56
Ministri i Kulturës në Serbi, Nikolla Sellakoviq, i ka përsëritur akuzat kundër Zyrës së Prokurorit për Krim të Organizuar, pasi është marrë në pyetje nga ky institucion.
Ai është i dyshuar në hetimet për falsifikim të dokumenteve, mbi bazën e të cilave Qeveria ia ka hequr ndërtesës së ish-Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave statusin e objektit të mbrojtur.
Në ato hapësira planifikohet të ndërtohen ndërtesa biznesore dhe për banim nga kompania e Jared Kushnerit, dhëndrit të presidentit amerikan, Donald Trump.



