Për shkak të punimeve, një pjesë e Prishtinës nesër do të mbetet pa ujë

03 dhjetor 2020 | 20:38

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” bën të ditur se nesër në rrugën ” Llapi” në Prishtinë do të zhvillohen disa punime teknike, në kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit.

Ky projekt sipas tyre është i financuar nga KRUP dhe Komuna e Prishtinës.

“Konkretisht, do të realizohen punimet në kyçjen e gypit me diametër fi 200 mm. Andaj, njoftojmë konsumatorët e rrugës ” Bajram Bahtiri ” dhe rrugët përreth , se do të kenë nesër ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 17:00″, thuhet në njoftimin e  KRU “Prishtina”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka…