Për shoqen dhe bashkëluftëtaren time, Myrvete Maksutaj

04 dhjetor 2025 | 09:18

Shkruan: Hyrie Veliu-Jeta

Nesër bëhen 27 vjet nga rënia e Myrvetes, e cila ra heroikisht në përballje të drejtëpërdrejtë me pushtuesin. Ishte një ditë  e ftohtë dhjetori, që ma ngriu zemrën dhe ma la një boshllëk që e ndiej edhe sot.

Nuk e njoha gjatë në vite, por e njoha në një kohë të ngjeshur, të vështirë e të vërtetë, në atë kohë kur kuptohet qartë kush është njeri i besës e i aksionit.

Kishim kaluar dy ofenziva të mëdha bashkë dhe shumë situata të tjera të vështira, të cilat na kishin bërë më të forta e më të vendosura.

Myrvetja i përballonte gjithmonë me një lloj qetësie dhe një buzëqeshje që e shoqëronte gjithmonë.

Vetëm katër ditë para rënies u pamë për herë të fundit. Qëndruam gjatë, biseduam shumë, e madje edhe kënduam deri në orët e vona, sikur ta dinim se ai do të ishte takimi ynë i fundit.

4 dhjetori kurrë nuk kalon pa ma rikthyer në mendje Myrveten, të cilën e kujtoj me mall e krenari.

Myrvetja zgjodhi rrugën e sakrificës, jo për lavdi, por nga dashuria pêr atdheun.

Falë sakrificës së saj dhe gjithë dëshmorëve të tjerë,  ne sot  gëzojmë Lirinë, aty ku jeton edhe një grimcë e shpirtit të saj.

Lavdi deshmores Myrvete Maksutaj!

I përjetshëm kujtimi i saj!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aulona Syla pritet të jetë edhe në këto zgjedhje në…