Për të formuar komitete të NDSh-së në çdo komunë, qytet dhe fshat

26 tetor 2018 | 10:53

Prof. dr. Sabile Keçmezi-Basha

(Procesi Gjyqësor i Prizrenit më 1946 sipas dokumenteve të gjykatave ish-jugosllave. Para trupit gjykues dolën 34 patriotë të cilëve gjyqi ua shqiptoi dënimet: gjashtë veta i dënoi me pushkatim, të tjerët me vite të shumta burg) /5/

(Sqarim: Shkrimi në vazhdim botohet pa i bërë redakturë gjuhësore pasi është i shkruar si në dokumentet origjinale)

  1. a) Me formua gjithashtu Komitetet ilegale në të gjitha Rrethet dhe këto njëkohësisht me formua komitetet e Komunave dhe të Katundeve në të gjitha vendet e kësaj Krahine, në mënyrë qi puna të ket sa ma tepër sukses, e të jenë në nji kontrollim serioz të Komitetit Qëndruar, të zbatojnë instruksionet dhe urdhënat e dhanuna; qi në momentin e duhun me anën e forcës të përmysnin Pushtetin populluer qi ekziston, ky Komitet të vendosin nji pushtet me karakter ballist -terrorist, dhe Komitetet e Rretheve kanë pasun për detyrë me vendosën Komandat ushtarake, të cilat do t’ishin nën kontrollin e Qendrës kryesore, tue vazhdua në këtë mënyrë kanë formua Komitetin qëndruar, Komitetin e Rrethit të Suharekës, kanë dhanë Instruksione e kanë dergue Basri Satkoviqin me formue e njëkohësisht me u lidhë me Komitetet Ferizaj, Gjilan e Kaçanik, gjithashtu kanë dhanë Instruksione Murat Ademit me formua në Podujevë e Ramadan Ajvazit me formua Komitetin në Prishtinë.

Me bashkëpunua me organizata të tjera ilegale-patriotike

  1. b) Me u lidhë me komitetet tradhtare t’organizatës “Balli Kombëtar” në vend ku këto ekzistojnë, për me i riorganizua nën udhëheqjen e Komitetit Qëndruar, me ri-ngjallë punën dhe me forcua arradhat për të mundun pastaj me i rrenue pushtetin populluer qi asht në fuqi; por me gjithë qi kanë pasun dijeni qi këto Komitete dhe organizatat e Ballit Kombëtar kanë qenë në shërbim të okupatorit në kohën e luftës dhe kanë luftua kundra ushtrisë N.Ç. për të njëjtin qëllim, këto organizata Balliste kanë vazhdue luftën dhe mbas shlirimit të Kosovës e Metohis, në këtë mënyrë anëtarët e Komitetit qëndruar me anën e Maliq Balis kanë ramun në marrëveshje me Komitetin Ballist në Rahovec, dhe e ka përvetsue kët organizat, e me anën e Fehim Ibrahimit janë lidhun me Komitetin Ballist në Prizren tue e orvetsue dhe këte.

Me bashkëpunua dhe organizua aksione me formacione të armatosura ne male

  1. c) Kanë ardhun në kontakt me Bandat e Armatosna të Malit, në mes të cilave ndodhen nji shumicë e njoftun si kriminela të Luftës e anmiqë të popullit, si p. sh. Kapiten Riza Alija, Njazi Ali Shani, Sali Zhuri; Uk Sadik Rama, e të tjerë, ky kontakt ka pasun për qëllim qi të gjitha këto Banda të bashkoheshin dhe nën nji kryesi të kryejshin nji aksjon antipopulluer dhe sistematik, kështu qi të lidhën ngushtë nën nji Komandë d.m.th. nën udhëheqjen e Komitetit qëndruar të kryesuam prej të pandehurit Tahir Deda me shokë, Komiteti qëndruar për këtë arsye ka dhanun udhëzimet e duhuna me anën e Tahir Dedës për sa i përket aksioneve me plane ushtarake, qi në çastin e duhur me shejin e dhanun të bllokohen të gjitha rrugët në mënyrë qi asnjë partizan të mos shpëtoje.

Me përhap të vërtetën për situatën e krijuar në Kosovës

ç) Me anën e Komiteteve dhe anëtarëve të tyne kanë përhapun nji propagandë gënjeshtare e shpifse, gjoja se populli Shqiptar nuk ka të drejtat e veta në Jugosllavin e re, nuk gëzon të drejtat Kombëtare dhe lirin politike, qëllimi i kësaj prapagande ka qenë me krijue nji pakënaqësi dhe me futun nji armiqësi në mes të popullit Shqiptare e popujve të tjerë të Kosmetit dhe po n’at kohë të popujve të Jugosllavisë, të gjitha këtë qëllime q’i zhvillonin kanë pas shpresë të formonin nji teren të përshtatshëm për punën e veprimtarin e tyne, qi tue ju bazue në kët teren të përçajnë popullin Shqiptar e t’a ndajnë prej bashkimit të popujve të Jugosllavis qi me anën e tijë të krijojnë nji vegël qi t’u shërbejnë verbënisht interesave të organizatës Balliste, rreaksjonare e teroriste, në këtë mënyrë të futin në rrugën e krye ngritjes t’armatosun tue shkaktue kështu vllavrasjen. Të gjitha këto kanë bamun me gjith qi kanë enë koshjent se populli Shqiptar në JugosIlavin Dernokratike Federative ka të drejtat kombëtare dhe barabarsije, nji shembull në pushtetin populluer me shumica Shqiptare, qi ata kanë shkollat e tyne në gjuhën amtare, përdorin gjuhen Shqipe nëpër lokalet e Zyrat e pushtetit si gjuhë Zyrtare, dhe lirisht e pa asnji ndales nden me ngrijtun Flamurin e tyne Kombëtar, këto gjana ma së miri kanë mujtun me i pamun dhe me i konstatue nji pjesë e anëtarëve të Komitetit tradhtar të cilët kanë pas marrën si funksjoner Shtetnuer e ushtarak.

Me mbledhë të dhënat për të vrarët dhe spiunët në Kosovë

Pastaj qëllimi’ i tyne ka qenë me mbledhur shënime në territorin e kësaj Krahine, dhe me anën e të pandehurit Halim Spahis t’i dozoheshin agjentëve të reaksionit huaj, në mënyrë qi me shpifje e gënjeshtra të tregojnë se në Kosovë e në Metohi bahen terorina e barbarizma mbi popullin Shqiptar tue i dhanë shënime mbi ngjarjet e Drenicës, pse dënojnë kriminelët e luftës dhe anmiqët e popullit, plus të vramit e bandave Çarmatosna të Drenicës qi kanë ngjamun në e këtij viti kur kanë luftua me prapavijat e Ushtrisë N.Ç. Tue dhanun informatat e këtij lloji d.m.th. të pasigurta dhe krejtësisht të gabueme tradhtia e tyne ka arrijtun deri n’at shkallë sa me i dorëzua material Rretheve reaksionare e pro-fashistëve të huaj, kështu qi ata të përhapin gënjeshtra e shpifje mbi gjendjen në Jugosllavi, dhe njëkohësisht të lindi nji mos kuptim në mes t’Aleatve të Mëdhej, tue ftue këta të fundit teintervenojnë në tokën tonë.

Me punësua sa më shumë shqiptarë në zyra dhe sa më shumë me hy në radhët e PKJ-së

  1. dh) Me hjedhun sa ma shumë njerëz nëpër Zyra dhe ndër vende me përgjigje si në pushtetin populluer dhe në formacionet ushtarake qi t’agjitojnë e përvetësojnë të gjithë ata njerëz të cilët gjinden në pushtet, e me anën e ktyne të jenë në kontakt të vazhdueshëm me organizatën e tyn për me mundun me zbatu planin e përmbysjes të pushtetit t’onë populluer, e njëkohësisht me spijunue e me zotnue sekretet Zyrtare e ushtarake qi të kenë mundësin me përfitua për realizimin e planit tyne.
  2. e) Me anën e të pandehurit Halim Spahis u kanë dhanë besimin e plotë agjentëve të reaksionit të huaj qi tu nepet rasti e mundësia me marrë pjesë në punët e mbrendëshme rë rregullimit Jugosllavis së re, për me shkatrrue frytet e luftës së Ushtrisë N.Ç. Për kët punë ka shërbye si ndërlidhës Hasan Rrema në Mes të Komitetit e t’agjentave të huaj.

Pra, të pandehurit kanë krijua organizatën tradhtare e ilegale tashtu qyajtun “Komiteti Nacional Demokratik” dhe anëtar të Komitetit Qëndruar për Kosovë e Metohi kanë zhvillue dhe përhapun organizatën e tyne, tue formue Komitetet e Rretheve, janë lidhun dhe kanë ranë marrëveshje me bamun riorganizimin e Komiteteve Balliste qi ekzistonin tue i nënshtrue këto të fundit nën udhëheqjen e tyne, kanë trillosun nji propagandë gënjeshtare kundrejt padrejtësinave qi u bahen popullit Shqiptar në Jugosllavin Demokratike Federative tue zhvillua nji anmiqësi si bazë kryesore për nji kryengritje kundra pushtetit populluar dhe aparatit shtetnuer, kanë mbledhur shënime mbi dënimet e kriminelave të luftës dhe anmiqëve të popullit me qëllim qi t’i dergojnë përjashta të huajve, dhe qi ata të zhvillojnë nji prapagandë gënjeshtare mbi gjendjen Kosovë e Metohi, kanëpërvetsue Shqiptarët në pushtetin Populluar dhe në degat Ushtarake, dhe këta e kanë ba simbas instruksjoneve t’agjentave të huaj me qëllim qi të dobësohet sistemi i mbrendëshem i Jugosllavisë Demokratike Federative relativisht pushteti populluar në Kosmet.

Me këtë kanë formua fajin – Krim kundra popullit dhe Shtetit të parapamë n’artikullin 3 Pika 1 në lidhje me artikullin 2 fraza e I. Ligji mbi krimet kundra popullit dhe Shtetit, e ndëshkueshme në mbështetje t’artikullit 4 pika të njëjtit ligj.

Tahir Deda akuzohej për këto:

Me qëllim të ndihmoje luftën kundra Ushtrisë N.Ç. në Fruer dhe në Mars 1945, ka ardhur në kontakt me t’aratisunit dhe me udhëheqësit e bandave të armatosura të cilat kanë marrë pjesë në luftën e Drenicës kundra Ushtrisë N.Ç. dhe pushtetit populluar me profesor Ymer Berisha dhe të tjerë, tue ua dergue direktivat dhe informatat me anë të letrave, me anë të Rexhep Kabashit, sekretar i Komunës të Këshillit Populluer Lubizhdë, dhe me anën e Muhamet Vejselit kanë mbajt lidhjen dhe kanë bisedua mbi udhëheqjen e bandave Balliste t’Armatosuna Pse në muajin Qershuer 1945 ka pregatitun dhe vu në lidhje me bandat e aratisuna Ejup Binakun bashkë me dy shokët e tjerë pjesëtar t’Armatës Jugosllave me qëllim qi të ndihmojnë dhe të forcojnë bandat e grupet e aratisjes Balliste për këtë gjë ka formua fajin e parapamë e të ndëshkueshëm në mbështetje t’artikullit (…) të Ligjit mbi krimet kundra popullit dhe Shtetit.

Halim Spahia akuzohej për këto:

Pse ka punua aktivisht qysh prej fillimit kundra. luftës N. Ç. dhe në muajin Prill 1945 ka kalua në Shqipni rne qëllim qi të largohet kontrollimit vëzhgues të pushtetit populluar qi të vijë në kontakt të ngushtë me agjentët e reaksionit të huaj, të cilët punojnë qi të krijohet në vendin tonë nji anarshi dhe me prishun relacionet miqësore e vllaznimin qi kemi me Shqipnin e re, tue bamun marrëveshje me ta dhe si mbas instruksioneve të tyne ka dhanë udhëzimet e duhuna për formimin e ashtuquatunit Komiteti Nacjonal Demokratik për Kosovë e Metohi, në realitet organizatën profashiste e Balliste e cila karakterizohet në pikën i të kësaj pretence (akuze) të cilin Komitetka pas për detyrë me bamun kryengritjen kundra Regjimit të sotshëm dhe zhdukjen e tij, qi zavendesojne me Regjim antipopulluer dhe reaksionar. Si lajmëtar e ndërlidhës për dërgimin e udhëzimeve i pandehuni Halim ka pasun Hasan Rremën agjent’i rrezikshëm i Gestapos i cili për këto arsyen e qëllime ka ardhur disa herë prej Shqipnije në Prizren me u taku me të pandehurin Tahir Dedën.

Pra, i pandehuni Halim ka qenë inspiratori kryesuar (spiritus agencë) dhe organizator i Komitetit në fjalë tue u konsiderua si i tillë dhe prej shokëve të Komitetit qëndruar, dhe në realitet të vërtetës ashtu ishte, shtyllë e krejt organizatës, prandaj tue qenë i ndërgjegjshëm dhe me paramejtim ka veprua me besim të plot në udhëzimet e agjentave të huaj tue krijua organizatën e cila ka pasun për qëllim kryengritjen e armatosun, qi me anë të forcës me përmbys Regjimin në Kosovë e Metohi. Për këtë gjë ka formua fajin tëparapamë n’artikullin 3 pika 1 dhe në lidhje me artikullin 2 fraza e 1 të Ligjit mbi krimet kundra popullit dhe shtetit, e ndëshkueshme në mbështetje t’artikullit 4 fraza e 1 të njëjtit ligj.

 Qamil Jemini, Sadik Mehmet Peçani, Ibrahim Abdyli e Muhamet Vejseli akuzoheshin për këto:

Pse në fillim të muajit Kallnuer 1945 në mbledhjen qi kanë bamun në shtëpinë e të pandehurit Tahir Dedës në mes të këtij dhe të pandehurit e të Sadik Mehmetit dhe në nji rast tjetër në mes të këtij Ibrahim Abdylit dhe Muhamet Vejselit të cillët kanë ramun d’akordë me formua në Rrethin e Suharekës t’ashtuquajtunin Komiteti Nacional Demokratik me të njëjtat qëllime dhe detyra siç i ka pasun Komiteti qëndruar i Prizrenit, në këto konferenca kanë marrun direktiva për punë dhe janë bamun antarët të Rrethit, pra janë bamun anëtar të nji organizate tradhtare e cila ka pasun për qëllim përmbysjen e Regjimit të Pushtetit t’onë në Kosovë e Metohi. Për këtë gjë kanë formua fajin e parapamë n’artikullin 3 pika 1 në lidhje me artikullin 2 fraza e 1 të Ligjit mbi krimet kundra popullit dhe Shtetit, e ndëshkueshme si mbas artikullit 4 fraza e 1 të njëjtit Ligj. (Vijon)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. dr. Sabile Keçmezi-Basha (Procesi Gjyqësor i Prizrenit më 1946…