Për të grumbulluar të dhëna për të vrarët nga partizanët

20 nëntor 2018 | 10:54

Prof. dr. Sabile Keçmezi-Basha

(Procesi gjyqësor i Prizrenit më 1946 sipas dokumenteve të gjykatave ish-jugosllave. Para trupit gjykues dolën 34 patriotë të cilëve gjyqi ua shqiptoi dënimet: gjashtë veta i dënoi me pushkatim, të tjerët me vite të shumta burg) /26/

(Sqarim: Shkrimi në vazhdim botohet pa i bërë redakturë gjuhësore pasi është i shkruar si në dokumentet origjinale)

d). Mandej qëllimi i tyre ka qenë me mbledhë shenime ne territorin e kësaj krahine  dhe me anën e të pandehurit Halim Spahijes ti dorëzofshin agjentëve të reaksionit të huaj, ne mënyrë qe me shpifjee gënjeshtra te tregojn se në Kosovë e Metohi bahen terorina e barbarizma ne popullin shqiptarë, tue i dhanë shenime mbi ngjarjet e Drenicës, pse dënohen kriminelët e luftës dhe armiqtë e popullit, plusë pjesëtarët e vramë të bandave të armatosuna të Drenicës qe kanë ngjame në fillimin e këtij viti kur kanë luftue ne prapavijat e UNÇ-s. Tue dhanun informata kesisoi d.m.th. te pa sigurta dhe krejtësisht te rrejshme, tradhëtija e tyre ka mbrritur deri në atë shkallë sa me i dorëzue materialin rretheve reaksionare dhe profashiste te huaja keshtu që ato te përhapin gënjeshtra e shpifje mbi gjendjen në Jugosllavi dhe njëkohësisht te lindi nji moskuptim në mes tonin e të aleatve  të mdhej, tue i ftuem këto të fundit te nderhyjn në tokën tonë.

Sa më shumë shqiptarë me u fute në zyra të pushtetit

Dh) Me fut sa më shumë njerëz nëpër zyra dhe ne vende me përgjegjësi ne pushtetin popullor dhe në formacionet ushtarake qe të axhitojn e të bajn për veti të gjithë ato njerëz të cilët gjinden në pushtet, e me anën e këtyre janë në kontakt të vazhdueshem me organizatën e tyre per me mundur me zbatue planin e përmbysjes se pushtetit tonë popullor e njëkohësisht me spiunue e shti ne dorë sekretet zyrtare dhe ushtarake qe te kanë mundesi me perfitue per realizimin e planit të tyre.

Sa më shumë shqiptarë me u punësua në polici

  1. e) Me anën e të pandehurit Halim Spahis u kanë dhënë besimin e plotë agjentve të reaksionit te huaj qe tu epet rasti e mundesia me marrë pjesë ne punët e brendshme te rregullimit të Jugosllavisë së re, per me shkatrruem frytet e luftës së UNÇ. E për këte pune kanë shërbye si nderlidhes Hasan Rema në mes të komitetit dhe axhentve të huaj.

Pra të pandehurit kanë krijuar organizatën tradhtare e ilegale te ashtuquajtur Komiteti Nacional Demokratik dhe si anëtare e vegla te KQ për Kosovë e Metohi kanë çvillue dhe përhapun organizatën e tyre, tue formue komitetet e rretheve, janë lidhe dhe kanë ra në marrëveshje me bam riorganizimin e komiteteve balliste që ekzistofshin, tue i nenshtrue keto të fundit nën udhëheqjen e tyre – kanë trullosur nji propagandë gnjeshtare për padrejrësinat qe gjoja ju bane popullit shqiptar ne Jugosllavin FD, tue çvillue nji armiqësi si bazë kryesore për nji kryengritje kundër pushtetit populluar dhe aparatit shtetnuer, kanë mbledhë shenime mbi denimet e kriminelve të luftës dhe armiqve  të popullit me qëllim qe ti dergojn përjashta  te huajve  dhe që ato të çvillojn nji propagandë gënjeshtare mbi gjendjen në Kosovë-Metohi. Kanë ba për veti shqiptaret ne pushtetin popullor dhe në degat ushtarake dhe kete e kanë bamun sipas instruksioneve të axhentve të huaj me qëllim qe te  dobësohet sistemi i mbrendshem i Jugosllavisë DF. Relativisht pushtetin popullor ne Kosmet.

 

Përveq kësaj i pandehuri Tahir Deda ka bame edhe keto:

Me qëllim qe ta ndihmoi luftën kundra ushtrisë NÇ. Në fruer dhe mars 1945 ka ra në kontakt me të arratisurit dhe me udhëheqësit e bandave të armatosura te cilet kanë marrë pjesë në luftën e Drenicës kundra UNÇ dhe pushtetit popullor, me profesor Ymer Berishën dhe të tjerë, tue i dërgue direktiva dhe informatat me anë te letrave me anën e Rexhep Kabashit, sekretarit të Këshillit komunal të Lubizhdës. Pse në muajin qershor 1945 ka përgaditun dhe vue lidhje me bandat e arratisura Ejup Binakun bashk me dy të tjerë, pjesëtar të armatës jugosllave me qëllim qe te ndihmojn dhe të forcojn bandat dhe grupet e arratisura balliste.

II.

Halim Spahija pse ka punue aktivishte qysh prej fillimit kundra luftës NÇ. Dhe në muajin prill 1945 ka kalue ne Shqipni me qëllim që të largohet kontrollimit vëzhgues te pushtetit popullor, te vij në kontakt te ngusht me agjentët e reaksionit te huaj të cilët punojn me krijue nji anarshi në vendin tonë dhe me prish relacionet miqësore e vëllazërore që kemi me Shqipnien e re tue bame marrëveshje me ta dhe simbas instruksioneve të tyre ka dhanë udhëzimet e duhuna për formimin e ashtuquajtur KND për Kosovë e Metohi ne rastin e organizatës profashiste e balliste e qe ky komitet ka pas per detyrë me bame kryengritje  kundër regjimit te sotshem dhe çdukjen e tij e ta zavendsoi me nji regjim antipopullor dhe reaksionar. Si lajmtar e ndërlidhës per dergimin e udhëzimeve i pandehuri Halim ka pas Hasan Rremen. Agjentin e rrezikshem te Gestapos i cili per keto arsyena e qellime ka ardhur disa here prej Shqipnije ne Prizren me u takue me te pandehurin Tahir Dedën.

Pra i pandehuri Halim ka qenë frymëzues kryesor dhe organizator i komitetit ne fjalë,  tue u konsiderue si i tillë dhe prej anëtarëve  te Komitetit Qendror, ne realitet e ne te vertete ishte shtyllë e krejt organizatës. Tue qenë i ndërgjegjshëm dhe me paramendim ka veprue ka veprue me besim te plotë si mbas udhëzimeve te agjendëve  te huaj, tue krijue organizatën e cila  ka pas pas qellim kryengritjen e armatosun me anë të forces me përmbys rregjimin në Kosovë e Metohi.

III.

  1. Qamil Jemini
  2. Sadik Mehmet Peqani

Pse në fillim te muajit kallnuer 1945 ne mbledhjen e bamun ne shtepin e të pandehurit Tahir Deda ne mes te këtij dhe të pandehurit kanë ramun dakord me formue ne rrethin e Suharekës t’ashtuquajtur KND me të njëjtin qellim dhe detyrëa siç i ka pas Komiteti Qendror i Prizrenit.  Kanë marr direktiva per punë dhe për formimin e komitetit, pra janë bame anëtar te nji organizate tradhtare e cila ka pas për  qellim përmbysjen e pushtetit tonë popullor në Ke M. Përveç fajit të treguem edhe per se ne vjetin 1943-1944 kanë qenë funksionar aktiv të komitetit të rrethit te Suharekës, të organizuem prej organizatës tradhtare të Lidhjes së II të Prizrenit nën kryesin e Xhafer Dedës, me qëllim dhe për llogarine dhe nen udhëzimet e okupatorit fashistë gjerman, kanë krye mobilizimin e popullit shqiptarë për ta dergje në luft[ kundra LNÇ. Kanë mobilizue djelmoshat per Divizionin SS “Skenderbeg” dhe i kanë dërgue kundra Shqipënisë se re dhe armatës jugosllave, tue i sherby ne kete menyë okupatorit.

  1. Xhemil Fluku i quajturi “Komona”
  2. Sefedin Ahmeti i quajturi “Plumbi”
  3. Abdullah Hajrullahi
  4. Abdyl Hamza, i qujtun “Paljaçe”
  5. Sinan Hazëri

Pse në muajin  maj 1945 tue veprue simbas direktivave  te marruna nga kryetari i bandes balliste Riza Aliut ka formue Komitetin e rrethit të Prizrenit me qellim qe te përhapin nji propagandë dhe ta fusin nji disharmoni ne pushtetin popullor kundra regjimit te tashem te bajn spiunazhë ne dam të Armatës Jugosllave per llogarin te ketyre bandave, te furnizojnë bandat e armatosura me ushqim me veshmbathje, me armatimë e per kete gjak anë mbajtur konferenca ne Prizren dhe perafersisht jashta Prizreni. Ne per keto konferenca kanë asistua  dhe kryetarët e ballista Riza Alia e Salih Zhuri, ku janë përforcue organizatat dhe janë transmetue informatat e propaganda, janë caktua detyrate funksionet ne komitet, ne kete menyë asht zgjedhun si kryetar Xhemil Fluku, si sekretar Sefedin Ahmeti, si propagandistë Sinan Hazëri. Abdyl Hajrullahi e Abdyl Hamza u caktuan per me mbledhë gjanat e nevojshme per te ja dergje bandave.

Per se gjatë e muajit maj 1945 dhe qershor 1945 kanë mbledhun dhe dergje bandave  të armatosuna  2.000 kg drithë afro 12. Kg. Duhan nji, nji bombe. Pra tue dijt  se bandatë balliste janë ne luftë të armatosun kundra regjimit te sotshem dhe armates jugosllave pa marrë parasysh as nji gjak anë ranë dakord me keta dhe i kanë ndihmue ne veprimet e tyre tradhtare, kanë punue aktivishte me perhapun propaganden, me mbledhë informata tue spiunue, me grumbullue ushqim, veshmbathje dhe armatim. Përveç fajit te sipertreguem Sefedin Ahmeti, pse ne muajin qershor 1945 si sekretar i komitetit ballist ne Prizren ka shkua personalisht tek të arratisunit ne mal ka que lajme dhe informata, ka marr prej tyre informata dhe instruksione se si me veprue e per kete arsye ka ngel disa dite me ta atje dhe ne kete rast ai bashk me kryetaret e ballistave kanë pergaditë projektin dhe kanë dhanë vendimin per me çduk shokun Xhavit Nimanin, besimtar i punëve të brendshme te Kosmetit e bashk me te edhe disa pergjegjes te tjerë dhe njëkohësisht me bame nji alarm ne qytet e mbas kësaj te tërhiqeshin. Pra  i pandehuni Sefedin ka marre pjese aktive ne bandat e arratisuna  gjithashtu ne dhanjen e vendimit dhe ne projektimin e planit per atentate kundra personave të pushtetit popullor.

  1. Rifat Krasniqi, i quajtun “Sokrat” e “Skenderbeg”
  2. Kajtaz Ramadani i qujtun “Leka”
  3. Ahmet Derguti, i qujtun “Haj”
  4. Kadri Minushi, i qujtun “Vruk”
  5. Vahit Mustafa, i qijtun “Flamur”
  6. Sheh Muhedini, i qujtun “Jemen”

Pse në muajin mars 1945 në Rahovec  kanë formue  të ashtuqujtunen Komiteti Demokratik për Rrethin e Rahovecit me qellime politike e luftë të armatosun kundra Jugosllavisë D.F dhe pse  pandehuni Rifat Krasniqi ka qenë si iniciator dhe organizator kryesor i komitetit në fjalë e bashku me te dhe te gjithe anëtarët e komitetit.

a).Kanë çvillue  dhe organizue organizatën e Komitetit per komunat dhe rrethet e Rahovecit, tue shtie te merrin pjesë shumicën e njerëzve te cilet si keta kanë pasun qellim armiqësor kundër themelimit të Jugosllavisë së re. Ky komitet ka pas ndermend qe ne qastin e duhun kur të vinte koha si ata kanë mendue ta përmbysin pushtetin, tue e zavendsue vete ata edhe në kete  menyë te baheshin organet e lëvizjes profashiste ne Kosovë e Metohi.

b).Kanë përhap nji propagandë provokuese dhe gënjeshtare ne masat shqiptare, tue iu thanë këtyre te fundit qe nuk kemi as ma te voglen te drejtë ne Jugosllaviin e Re, ne jemi te robnuem dhe duhet te luftojm per ta sjell lirin e plotë tonën. Ne kete menyë kanë furë nji armiqësinë mes te popullit shqiptarë dhe popujve  te Jugosllavisë, tue vazhdue me propaganden e tyre, kanë theksue  vuajtjet qe janë detyrue me pësua per shkak të luftës NÇ. Dhe kete vuajtje dhe mundime i janë ngarkue ne kurriz vetem popullit shqiptarë dhe popujve  të tjerë të Jugosllavisë, të gjitha keto veprime  i kanë bamen per te vetmin qellim me krijue nji atmosfere te frymzueme per nji kryengritje kundra regjimit të sotshem.

c).Kanë përhapun propagandë gënjeshtare gjoja se ne mes te aleatve ekziston nji dizarmoni dhe se Jugosllavija e Titos nuk njihet prej aleatve.

Ç) Janë përgatitë dhe kanë ftuem popullin shqiptarë qe te armatoset sa ma shpejt, tue bleme armë dhe tue i rujtun keto qe te mos ia dorëzojn armikut ketu dmth. Pushtetit popullor me dorëzue ma par]ë kokën. Kështu populli te jetë gati e i përgaditun ne kohen e duhun, kur do të vije dita qe te gjitha keto forca sebashkuut do te sulmojn pushtetin populluar e do ta  përmbysin siç shifet prej letrave qe përmbajn udhëzimet qe personalisht i ka shkrue dhe i ka përhapun ne mese te popullit shqiptarë i pandehuri Rifat Krasniqi. (Vijon)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, gjatë qëndrimit të tij zyrtar në Vjenë…